Industria automobilistike goditet nga tarifat e Trumpit – marka të njohura po përballen me rënie të mëdha aksionesh

Auto

Industria automobilistike goditet nga tarifat e Trumpit – marka të njohura po përballen me rënie të mëdha aksionesh

Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Aksionet e prodhuesve të veturave po shohin rëniet më të mëdha në Evropë.

Bëhet e ditur se industria e motorëve do të jetë një nga sektorët më të prekur nga tarifat e planifikuara të presidentit amerikan, Donald Trump, shkruan BBC.

Stellantis – markat e të cilit përfshijnë Chrysler, Citroen, Fiat, Jeep dhe Peugeot – pa që aksionet e saj ranë me gati 6%.

Ndër gjigantët e tjerë evropianë të makinave, VW ra me 5.7%.

Gjithashtu, Mercedes ra me 4.4% dhe BMW me 4%. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat