Erdogan u dhuron liderëve botëror nga një veturë të prodhimit turk

Auto

Erdogan u dhuron liderëve botëror nga një veturë të prodhimit turk

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 08:38
Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka vazhduar turneun e madh në Azi, duke ndjekur njëkohësisht edhe praktikën e dhurimit të automjeteve për zyrtarët me të cilët takohet.

Pas dhuratës së një automjeti të prodhimit turk TOGG për kryeministrin e Malajzisë, Erdogan bëri të njëjtën gjë edhe gjatë vizitës në Pakistan.

Gjatë vizitës zyrtare në këtë vend të Azisë Juglindore, ai i dhuroi kryeministrit pakistanez, Shehbaz Sharif një model të automjetit elektrik vendas, SUV-in Togg T10X, në Islamabad. Erdogan ishte ulur në vendin e pasagjerit teksa Sharif testoi automjetin.

Përveç kryeministrit, një veturë dhuratë mori edhe presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari.

“Presidenti ynë, Recep Tayyip Erdogan, i prezantoi automjetin elektrik turk Togg presidentit të Pakistanit, Asif Ali Zardari, në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit”, u tha në një deklaratë të Partisë AK.

Po ashtu, Erdogan ndoqi të njëjtën praktikë edhe në Indonezi, ku i dhuroi të njëjtin model automjeti kryeministrit të këtij vendi.

Togg T10X është një SUV plotësisht elektrik i segmentit C, i prodhuar nga kompania turke Togg. Ky model filloi prodhimin në vitin 2022, dhe kompania planifikon të nxjerrë pesë modele të ndryshme të automjeteve elektrike deri në vitin 2030. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat