Viteve të fundit, kemi qenë dëshmitarë të shumë ribërjeve, por ky është padyshim një kandidat për më të ‘çmendurit’.
Vetë ideja për të modifikuar një veturë të kompanisë që ofron shërbime funerale, është mjaft e çmendur për të ngjallur interes.
Dhe kur bëhet fjalë për një Opel të vjetër, meriton çdo vëmendje. Dhe kjo nuk është e gjitha, sepse aduti kryesor i këtij Opel fshihet në pjesën e pasme.
Jo, nuk flitet për ndonjë person që ka ndërruar jetë, por për motorin e aeroplanit Rolls-Royce. Opel Omega është e regjistruar dhe e ligjshme për të vozitur.
Në kanalin Twin Engine Corsa në YouTube, mund ta shikoni videon nëse jeni të interesuar për tingullin e motorit.