Shkronja S në marshin automatik – a e dini funksionin e saj?

Auto

Shkronja S në marshin automatik – a e dini funksionin e saj?

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Shkronja S në marshin automatik është shkurtim për Sport dhe zakonisht përdoret kur drejtuesit e automjeteve dëshirojnë të marrin më shumë performancë nga vetura.

Me këtë cilësim, marshat do të ndërrohen në një nivel më të lartë rrotullimesh, dhe në disa raste, motori mund të marrë edhe më shumë fuqi, ka shpjeguar Mazda në një postim të fundit.

Cilësimi S nuk gjendet në çdo marsh automatik dhe shpesh është i rezervuar për modelet që kanë karakteristika sportive.

Si pasojë, kur zgjidhet programi S, konsumi i karburantit mund të rritet lehtësisht – gjë që është e pritshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat