Pas një faze testimi jashtëzakonisht të fshehtë, Tesla më në fund zbuloi modelin Y të përditësuar në janar.
Fillimisht i disponueshëm në vetëm ‘Launch Edition’, më shumë variante sapo janë shtuar në gamë – duke ulur çmimin e SUV-it elektrik jashtëzakonisht të popullarizuar në 55 mijë dollarë.
Vetura mund të arrijë shpejtësinë 96 km/h në vetëm 5.4 sekonda.
Bëhet e i ditur se Tesla ka modifikuar shasinë e Modelit Y.
Ai përfiton nga “suspensioni i rivendosur, duke ofruar trajtim të qetë, rehati të shtuar, drejtim më të përgjegjshëm dhe një udhëtim më të qetë”.
Xhami akustik përreth, ashtu si ju merrni në Model 3 është standard në Modelin Y për të ndihmuar me një “udhëtim më të qetë”.
Modeli Y ruan shpejtësinë e tij mbresëlënëse të karikimit deri në 250 kW, e bërë edhe më e lehtë nga rrjeti i gjerë i Supercharger-it të Tesla-s.
Siç mund ta prisni, sistemi i info-argëtimit në Y është më i fundit nga Tesla – megjithëse ndodhet brenda të njëjtit ekran me prekje.
Ndërsa një tjetër ekran i ri me prekje vjen për pasagjerët e pasmë.
Me atë ekran pasagjerët jo vetëm që mund të kontrollojnë funksionet e klimës, por edhe mund të luajnë videolojëra në të.
Janë në dispozicion pesë ngjyra – Pearl White, Solid Black, Stealth Grey, Quicksilver dhe Ultra Red.