Volkswagen tashmë ka konfirmuar se modeli plotësisht elektrik ID.2 GTI do të arrijë vitin e ardhshëm, por duket se në planet e kompanisë është edhe një hatchback më i vogël dhe më i fuqishëm. Një anëtar i bordit të Volkswagen ka zbuluar se ekziston mundësia për prodhimin e ID.1 GTI, por kjo do të varet nga kërkesa në treg.
Ndërsa ID.2 GTI do të jetë pasardhësi i Polo GTI, modeli ID.1 GTI mund të marrë vendin e Up! GTI. Ai do të ishte anëtari më i vogël dhe më i përballueshëm i familjes së ardhshme GTI, duke e bërë më të qasshëm për publikun e gjerë.
Kai Gunitz, anëtar i bordit të Volkswagen, konfirmoi për Autocar se ekziston mundësia e prodhimit të ID.1 GTI, pasi përdor platformën modulare MEB Entry, por gjithçka do të varet nga disa faktorë, përfshirë reagimin e konsumatorëve ndaj këtij modeli.
Megjithatë, ai përmendi edhe mundësinë e mbivendosjes me modelin më të madh ID.2 GTI, i cili do të dalë në treg në vitin 2026.
“Ne kemi edhe ID.Every1 dhe ID.2all, të cilët do të marrin një version GTI. Nëse ID.1 do të kishte gjithçka, atëherë nuk do të kishte nevojë për ID.2. Modeli ID.2 është më i madh dhe ka më shumë funksione e vlera, njësoj si dallimi mes Polo dhe Up!. Do të shohim”, deklaroi Gunitz.
A do të prodhohet ID.1 GTI?
Duket se suksesi i ID.2 GTI do të jetë vendimtar për të përcaktuar nëse ID.1 GTI do të hyjë në prodhim. Volkswagen po zgjerohet gjithnjë e më shumë në tregun e veturave elektrike me performancë të lartë, duke kërkuar alternativa për hatchback-ët tradicionalë sportivë me motorë me djegie të brendshme.
Duke marrë parasysh rregulloret e rrepta për emetimet, të cilat kanë rritur ndjeshëm kostot e zhvillimit të motorëve të fuqishëm me djegie, duket se hatchback-ët elektrikë sportivë janë e ardhmja e vetme për këtë segment.
Platforma dhe performanca
Modeli ID.1 dhe ID.2 do të bazohen në të njëjtën platformë MEB Entry, me një motor të vetëm elektrik dhe pogon me rrotat e përparme. Koncepti ID.Every1 përdor një motor me 95 kuaj/fuqi, ndërsa ID.2all kishte një motor shumë më të fuqishëm me 231 kuja/fuqi. Ky motor më i fuqishëm do ta shndërronte ID.1 GTI në një “raketë të vogël”, duke e bërë atë një hatchback të shpejtë dhe argëtues për drejtim.
Përveç motorit të fuqishëm, inxhinierët e Volkswagen mund të shtojnë:
✅ Diferencial me kufizim rrëshqitjeje për manovrim më të mirë
✅ Suspension më të ngurtë për stabilitet më të madh
✅ Frena më të fuqishme për ndalime më të shpejta
✅ Përmirësime të përgjithshme në dinamikën e vozitjes
Dizajni sportiv GTI
Versioni sportiv i ID.1 do të ketë një stil më agresiv, duke përfshirë:
🔴 Rrota të reja sportive
🔴 Parakolpë më të thellë dhe aerodinamikë të përmirësuar
🔴 Pragje anësore të zgjeruara
🔴 Spoiler të pasmë për më shumë downforce
🔴 Shenja dalluese GTI
Nëse Volkswagen vendos ta prodhojë ID.1 GTI, ai do të bëhej hatchback-u sportiv më i vogël dhe më argëtues në segmentin e vet, duke ofruar performancë elektrike për të gjithë ata që duan një makinë të vogël, të shpejtë dhe emocionuese.