Një shpërthim fatal ndalon prodhimin e Toyota RAV4 – marka jep detaje

Auto

Një shpërthim fatal ndalon prodhimin e Toyota RAV4 – marka jep detaje

Më: 9 mars 2025 Në ora: 06:52
Foto ilustrim

Një shpërthim që ndodhi të enjten në një furnizues automobilistik po prish zinxhirin e furnizimit të Japonisë.

Incidenti, i cili ndodhi në Chuo Spring Co. në Toyota, vrau një punëtor dhe plagosi dy të tjerë.

Dhe ai ka bërë që marka të pezullojë prodhimin e RAV4.

Sipas një raporti, Toyota vendosi të ndalojë prodhimin në dy nga fabrikat e saj.

Mbyllja ndikon gjithashtu në prodhimin e Harrier, një version aziatik i Venza-s.

Gjithashtu, mbetet e paqartë se sa mund të zgjasë ndalimi.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që ndodh një incident i tillë.

Një shpërthim në një furnizues në tetor 2023 bëri që Toyota të mbyllte tetë fabrika dhe 13 linja prodhimi.

Pauza zgjati 10 ditë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat