Ky McLaren P1 është unik në të gjithë botën – për sa po shitet?

Auto

Ky McLaren P1 është unik në të gjithë botën – për sa po shitet?

Më: 9 mars 2025 Në ora: 10:14
W1

W1 është vetura më e fundit rrugore e McLaren, me vetëm 399 njësi për t’u prodhuar, por vëmendja u rrëmbye për pak kohë nga modeli i veçantë P1.

Bëhet fjalë për një McLaren P1 të prodhuar për një koleksionist nga Katari, i cili shquhet për ngjyrën e gjelbër Satin Camo.

Dhe kjo është kopja e vetme e modelit P1, e cila është e zbukuruar me ngjyrën e përmendur.

Image
W1

Vetura shitet në ankandin e RM Sotheby’s, ka bërë vetëm 130 kilometra dhe përveç që është ndër shembujt me kilometrazhin më të ulët, pamja e jashtme e bën jashtëzakonisht interesante.

Trupi i dominohet nga ngjyra Satin Camo Green.

Detajet portokalli vazhdojnë brenda kabinës, duke përfshirë ulëset dhe timonin.

Vlerësohet se pronari i ri do të shpenzojë midis 1-1.5 milion dollarë për McLaren P1, por një shumë më e lartë është gjithashtu e mundur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat