Kina prej një kohe të gjatë po përpiqet të heqë fajin për shpërthimin e Covid-19. Ata pretendojnë se virusi ka lindur fillimisht në Indi në verën e vitit 2019.
Ekipi nga Akademia Kineze e Shkencave bën të ditur se Covid-19 me shumë mundësi është transmetuar nga kafshët te njerëzit prej ujit të ndotur dhe më pas u transmetua pa u vërejtur në Wuhan, ku u zbulua për herë të parë.
Autoritetet kineze më parë gishtin e kanë drejtuar drejt Italisë, SHBA-së dhe Europës pa pasur prova konkrete.
Kjo akuzë drejt Indisë vjen pas tensioneve të rritura politike mes dy shteteve.
Profesor David Robertson, krye-virolog i universitetit të Glasgoë në Skoci hidhte poshtë tezën duke thënë se qasja e studiuesve kinezë është e njëanshme.
Por në studimin e tyre, virologët kinezë thonin se kishin analizuar mënyrën e transformimit të mutacioneve të virusit për të zbuluar origjinën e tij. Ata thonë se duke eliminuar mutacionet e riprodhimit dhe ndryshimeve në ADN, mund të arrijnë të indentifikojnë versionin origjinal te koronavirusit, dhe sipas tyre versioni i zbuluar në Vuhan nuk ishte më i hershmi.