Opozita në Tajvan ka protestuar duke hedhur zorrë derri në sallën e parlamentit ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet fizike mes deputetëve.
Shkak është bërë një ligj i cili sipas opozitës lehtëson importin e mishit të derrit nga SHBA.
Sipas tyre, vendimi i qeverisë për të lejuar importin e mishit të derrit amerikan që përmban ractopamine është një kërcënim shëndetësor, shkruajnë mediat ndërkombëtare, raporton Ora News.
Partia në pushtet e mohon akuzën dhe bëri thirrje për një kthim në debatin racional.
Ligjvënësit nga partia kryesore e opozitës së Tajvanit, KMT hodhën kova me zorrë derri drejt Kryeministrit Su Tseng-Chang, ndërsa kjo nuk është hera e parë që parlamenti i Tajvanit kthehet në arenë përplasjesh.