Iranianët ndryshojnë raportin mbi atentatin afër Teheranit, detajet e reja janë të pabesueshme

Azia

Iranianët ndryshojnë raportin mbi atentatin afër Teheranit, detajet e reja janë të pabesueshme

Nga: B.S. Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 08:28
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shkencëtari iranian Mohsen Fakhrizadeh është vrarë me një mitraloz me telekomandë nga një distancë prej 150 metrash, thotë agjencia e lajmeve Fars, gjë që është në kundërshtim me raportet e mëparshme të një sulmi të armatosur nga njerëz të panjohur në truprojat e tij.

Agjencia Fars publikoi informacionet që erdhën nga një burim i panjohur, duke deklaruar se automjeti kryesor i sigurisë është larguar nga shoqërimi në mënyrë që të përgatitej për mbërritjen e Fakhrizadehut në Absard, i cili është 70 kilometra nga Teherani.

Vetëm atëherë, sipas agjencisë, makina në të cilën u vranë Fakhrizadehu dhe gruaja e tij u qëllua. Shkencëtari doli nga automjeti sepse mendoi se ishte një aksident automobilistik ose se diçka nuk shkonte me motorin e automjetit.

Një mitraloz me telekomandë i montuar në një Nissan 150 metra larg ka qëlluar drejt shkencëtarit dhe e ka vrarë. Truproja që ruante Fakhrizadehun është goditur disa herë dhe Nissani ka shpërthyer më pas. Agjencia deklaron se pronari i paidentifikuar i Nissanit është larguar nga vendi. Ky informacion nga agjencia e lajmeve kundërshton raportet e tyre të mëparshme.

Mohamed Ahëaze, një gazetar iranian që jeton në Londër, tha se sulmi u krye nga një grup operativësh të trajnuar mirë, të cilët u mbështetën logjistikisht nga një ekip prej 50 personash që janë infiltruar në shërbimet e sigurisë së Iranit dhe ka ndërprerë energjinë elektrike në zonën ku u krye sulmi për të ngadalësuar çdo përgjigje ndaj tij.

Ahëaze u mbështet në informacionin e dalë nga zyrtarët e qeverisë iraniane dhe Garda Revolucionare elite, përfshirë informacionin që sulmuesit e dinin saktësisht se ku do të ndodhej Fakhrizadeh.

Sulmuesit e përcjelljes ia kanë prerë rrugën me një makinë Hyundai Santa Fe dhe katër motoçikleta. Pasi që ka kaluar makina e cila ishte para automjetit në të cilin ishte shkencëtari, sulmuesit kanë shpërthyer një Nissan për të bllokuar automjetin pas tij. Ata më pas kanë hapur zjarr ndaj makinës së Fakhrizadehut dhe në automjetin e sigurimit para tij.

Fars gjithashtu publikoi një tekst tjetër, në të cilin thuhet se dëshmitarët okularë kanë konfirmuar se shkencëtari iranian është sulmuar nga një grup burrash të armatosur.

Image

Zyrtarët e lartë iranianë kanë akuzuar Izraelin se qëndron pas vrasjes sepse shteti hebre ka akuzuar Fakhrizadehun për drejtimin e programit të armëve bërthamore. Izraeli ende nuk i ka komentuar akuzat iraniane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat