Ministri i çështjeve sociale të Indonezisë është akuzuar për marrje ryshfeti ndërsa rregullonte ndihmat ushqimore për njerëzit e prekur nga pandemia e koronavirusit, raporton BBC
Juliari Batubara akuzohet për marrjen e parave nga kontraktorët që furnizojnë pako të ndihmës ushqimore për njerëzit në nevojë.
Agjentët anti-korrupsion zbuluan më shumë se 14.5 miliardë rupi të mbushura në valixhe dhe kontejnerë të tjerë dhe arrestuan katër të dyshuar gjatë një kontrolli të Shtunën.
Z. Juliari u dorëzua të dielën.
"Paratë ishin ruajtur në shtatë valixhe, tre çanta shpine dhe në zarfe," tha Firli Bahuri, shefi i Komisionit të Zhdukjes së Korrupsionit në një konferencë shtypi.