Derisa shumë shtete po shënojnë mijëra raste të reja të infektuara me COVID-19, Kina nga ku edhe filloi përhapja e këtij virusi, në 24 orët e fundit ka shënuar vetëm 24 raste të reja të infektuara.
Deri tani në Kinë janë raportuar të infektuar me COVID-19, 86 mijë e 725 persona, nga të cilët kanë vdekur 4 mijë e 634.
Në këtë shtet janë aktive janë edhe 306 raste.
Ndërsa, deri tani në Kinë janë testuar 160 milionë persona.
Numri i të infektuarve me COVID-19 në botë ka shkuar në 72 milionë e 185 mijë e 224.
Sipas faqes së statistikave worldometersi.info, deri tani kanë vdekur 1 milionë e 613 mijë e 177 persona si pasojë e këtij virusi.