Një tërmet i fuqishëm 6.1 ballë është regjistruar vetëm pak çaste më parë në Kili.
Tërmeti ka rënë në një kohë kur qindra-mijëra qytetarë në këtë shtet kanë qenë me sytë nga qielli, duke vëzhguar eklipsin e Diellit.
Sipas të dhënave paraprake, nuk ka raportime për dëme.
Por qytetarë të shumtë e kanë parë si një ogur, rënien e tërmetit në të njëjtën kohë me eklipsin diellor.