Doktorët në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa kanë bërë thirrje urgjente për të shpëtuar jetën e dy binjakëve siamezë, që lindën ditën e mërkurë.
Kreu i spitalit al-Sabeen, ku edhe dy djemtë kishin lindur, deklaroi se ata ishin në gjendje të keqe shëndetësore dhe se kishin nevojë për një ndërhyrje urgjente.
Aeroporti i Sanaa ka pezulluar çdo udhëtim, duke vështirësuar kurimin e tyre jashtë vendit.
Deri më tani garant për t’i ndihmuar binjakët siamezë ka dalë vetëm një qendër e ndihmës së shpejtë nga Arabia Saudite.
Mjekët kërkojnë ndihma të posaçme sepse sipas tyre as spitali, por as vendi nuk kanë mundësitë infrastrukturore për operimin dhe kurimin e tyre.
Kryeqyteti i Sanaas është nën mbikqyrjen e rebelëve Houthi, që janë prej vitesh në luftë me një kolicion militar saudit. Vitin që kaloi një çift binjakësh siamezë ndërruan jetë për shkak të voneses në kurimin e gjendjes së tyre shëndetësore.