Singapori mori sot sasitë e para të vaksinave kundër COVID-19 nga Belgjika, njoftoi shërbimi logjistik i kompanisë DHL.
DHL nuk specifikoi sasitë në fjalë, as vaksinën në fjalë.
Mirëpo autoritetet e Singaporit njoftuan javën e kaluar se vaksina ishte aprovuar në Singapor nga kompanitë Pfizer dhe Biontek.
Singapori u bë kështu vendi i parë aziatik që miratoi vaksinën e këtyre dy kompanive, raporton Reuters.