Izraeli ka raportuar 5.804 raste të tjera të COVID-19 mes përpjekjeve të vazhdueshme për të siguruar vaksinën kundër virusit për popullin e tij
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në të gjithë Izraelin numri i rasteve me COVID-19 është rritur në 426.749, përfshirë 3.338 vdekje.
Rastet aktive me COVID-19 në Izrael aktualisht janë 45.373, përfshirë 678 pacientë në gjendje kritike shëndetësore dhe 168 pacientë që po trajtohen në respirator.
Ndërkohë, Izraeli po vazhdon fushatën e vaksinimit ku deri më tani janë vaksinuar rreth 950 mijë persona.
Izraeli filloi fushatën e vaksinimit në muajin dhjetor, duke filluar së pari të vaksinojë personelin shëndetësor dhe qytetarët mbi moshën 60-vjeçare.