Izraeli kryeson garën me dhënien e vaksinave anti-Covid

Azia

Izraeli kryeson garën me dhënien e vaksinave anti-Covid

Më: 2 janar 2021 Në ora: 15:18
Izrael

Shteti i Izraelit ka kryer vaksinimin kundër koronavirusit në më shumë se një milion njerëz.

Ky është niveli më i lartë i arritur në botë deri më tani, shkruan BBC.

Izraeli mban një normë prej 11.55 dozave të vaksinimit për 100 njerëz, ndjekur nga Bahrain me 3.49 dhe Mbretëria e Bashkuar me 1.41.

Për dallim, Franca deri më 30 dhjetor ka vaksinuar në total vetëm 138 persona.

Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë, më shumë se 1.8 milionë njerëz kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat