33 raste të reja me COVID-19 në Kinë

Azia

33 raste të reja me COVID-19 në Kinë

Më: 4 janar 2021 Në ora: 09:04
Kinë

Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Kina raportoi 33 raste të reja me COVID-19 më 3 janar, nga 24 raste një ditë më parë, tha të hënën autoriteti kombëtar shëndetësor i vendit, raporton Reuters.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha në një deklaratë 20 nga rastet e reja ishin infeksione të importuara me origjinë nga jashtë. Komisioni raportoi gjithashtu 13 raste të reja të transmetuara në vend: gjashtë në provincën Liaoning, katër në provincën Hebei, dy në Pekin dhe një në provincën Heilongjiang.

Numri i rasteve të reja asimptomatike, të cilat Kina nuk i klasifikon si raste të konfirmuara, u rrit në 40 nga tetë raste një ditë më parë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara COVID-19 në territorin e Kinës tani qëndron në 87,150, ndërsa numri i të vdekurve mbeti i pandryshuar në 4,634.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat