Kinë: Një vaksinë efektive kundër mutacioneve të koronavirusit

Azia

Kinë: Një vaksinë efektive kundër mutacioneve të koronavirusit

Më: 5 janar 2021 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Laboratori kinez Sinopharm njoftoi më herët se një nga vaksinat e saj, të cilën ajo e zhvilloi me CNBG, është 79 përqind e efektshme.

Vaksina e parë kineze e aprovuar kundër COVID 19 është efektive kundër shtameve të reja të koronavirusit, njoftoi sot grupi farmaceutik CNBG, raporton “AFP” e transmetuar nga “Zeri.info”.

"Mutacioni aktual në virus nuk e ka bërë vaksinën joefektive", tha Presidenti i CNBG Yang Xiaoming për televizionin shtetëror.

Autoritetet kineze të shëndetit thanë të enjten se një variant i ri i virusit ishte konfirmuar tek një student pas kthimit nga MB.

Kina pezulloi fluturimet me Britaninë e Madhe në 24 dhjetor.

Në Kinë, 33 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar, njësoj si një ditë më parë, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë sot. Thuhet se nga 16 raste të infektuara rishtas, ato ishin importuar, dhe 17 prej tyre ishin raste të transmetuara në vend. Në Kinë, 87,183 raste të koronavirusit janë konfirmuar që nga fillimi i pandemisë dhe gjithsej 4,634 njerëz kanë vdekur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat