Organizimi i Lojërave Olimpike është vënë sërish në pikëpyetjet, kjo pasi Japonia është futur në një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të rritjes së numrave të të prekurve nga COVID-19.
Në Tokio janë mjaft skeptik për mbajtjen e olimpiadës së vitit 2021, teksa një sondazh i mbajtur muajin e shkuar tregonte se 1/3 e japonezëve që u pyetën ishin të mendimit që Lojërat Olimpike të shtyhen, me frikën se zhvillimi i tyre mund ta hapë akoma dhe më shumë infeksionin.
"Duke marrë parasysh situatën nga coronavirus e shoh shumë të vështirë që Lojërat Olimpike të mbahen këtë vit. Shpresoj që dhe qeveria të marrë masat për ta anuluar organizimin", thotw Hisashi Miyabe, qytetar i Tokios.
Organizatorët janë ende të pasigurt për masat që duhen ndërmarrë dhe pritet që të mblidhen për të ndërtuar një plan konkret për zhvillimin e olimpiadës.
Japonia ka investuar shumë për zhvillimin e Lojërave Olimpike dhe anulimi i tyre sërish do të ishte një goditje e madhe për ekonominë e vendit, ndaj besohet se eventi do të zhvillohet.