India do të nisë vaksinimin kundër Covid-19 që prej datës 16 janar, ka njoftuar qeveria indiane.
Kryeministri Narendra Modi e cilësoi këtë vendim si një hap historik dhe tha se qëllimi i autoriteteve është vaksinimi i 300 milion njerëzve deri në korrik.
India ka një popullsi prej 1.3 miliardë banorësh dhe është vendi i dytë në botë pas SHBA, për numrin e rasteve të reja.
Stafi mjekësor do të jenë të parë që do të marrin dozën e vaksinës.
Që prej fillimit të pandemisë, India ka konfirmuar më shumë se 10.3 milionë raste pozitive dhe rreth 150 mijë vdekje.
Rregullatori i barnave në vend u ka dhënë dritën jeshile dy vaksinave të AstraZeneca dhe Covaxin.