Kinezët të frikësuar nga vala e re e Covid, ndërtojnë spitalin e ri brenda 5 ditësh

Azia

Kinezët të frikësuar nga vala e re e Covid, ndërtojnë spitalin e ri brenda 5 ditësh

Më: 16 janar 2021 Në ora: 17:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Qyteti kinez Nangong ka përfunduar me ndërtimin  e spitalit me 1.500 dhoma. Ata e ndërtuar për vetëm pesë ditë për pacientët me Covid-19, pasi së fundmi është regjistruar një valë e re e infeksionit në këtë qytet.

Pritet që edhe 5.000 dhoma tjera të ndërtohen, ndërsa qendra e madhe e izolimit është ndërtuar në vendin e një fabrike që gjendet në periferi të qytetit.

Çdo dhomë është 18 metra katrorë dhe është e pajisur me shtretër, ngrohje, tualet dhe internet.

Ky spital filloi të ndërtohet më 10 janar, atëhere kur u raportua dhe vala e re të Covid-19.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat