Dwikorita Karnawati, kreu i agjencisë meteorologjike, klimatologjike dhe gjeofizike të Indonezisë (BMKG), ka thënë se një tërmet tjetër në rajon mund të shkaktojë një cunami.
Të paktën 73 njerëz kanë vdekur si pasojë e një tërmeti që ndodhi të premten në provincën Sulawesi Perëndimore të Indonezisë
Sipas medieve të huaja, lajmi u bë i ditur të dielën nga autoritetet indoneziane.
Përveç kësaj, më shumë se 820 persona u lënduan dhe mbi 27 mijë njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre pas tërmetit 6.2 ballë.
Disa kërkuan strehim në male, kurse të tjerët shkuan në qendrat e ‘ngushta’ të evakuimit, thanë dëshmitarët.