Një tërmet me madhësi 7.1 të shkallës Rihter u regjistrua në Indonezi.
Ai është regjistruar në një thellësi prej 120 kilometrash në pjesën e detit që i përket rajonit të Kepulauan Talaud në Indonezi.
Tërmeti është ndjerë gjithashtu edhe në Filipine, njofton European-Mediterranean Seismological Centre.
Epiqendra e tërmetit ishte 259 kilometra në juglindje të Matit në Filipine.
Ndryshe, nuk ka rrezik për një cunami dhe deri më tani nuk është regjistruar ndonjë incident.