Izraeli nis vaksinimin Covid-19 edhe tek adoleshentët. Rreth 30 për qind e popullsisë deri tani e kanë marrë dozën e parë, thanë zyrtarët e shëndetësisë.
Mbi 2.5 milion e nëntë milion banorëve që është popullsia e Izraelit e kanë marrë dozën e parë të vaksinës.
Fushata aktualisht e bën Izraelin një ndër vendet e para sa i përket vaksinimit masiv.
Adoleshentëve të moshës 16-18 vjeç nga sot e më tej do t’u jepet doza e parë.
Vaksinimi për këto grupmosha nisi zyrtarisht të shtunën, thanë autoritetet.
Megjithatë, të mërkurën vendi shënoi numrin e tij më të lartë të rasteve Covid-19 dhe vdekjeve në një ditë të vetme, me 10,213 raste dhe 101 vdekje.
Izraeli filloi administrimin e vaksinave në 20 Dhjetor, duke filluar me profesionistë të shëndetit dhe duke proceduar shpejt edhe me të moshuarit, të sëmurët dhe grupet në rrezik, duke ulur moshën minimale të atyre që ishin më të rrezikuar, aq sa tani erdhi radha edhe për adoleshentët.
Foto: Një adoleshent 18-vjeçar merr një dozë të vaksinës së koronavirusit Pfizer-BioNtech COVID-19 në Shërbimet Shëndetësore Clalit, në qytetin bregdetar të Izraelit, Tel Aviv, 23 janar.