Kinezja fshehu simptomet e coronavirusit, dënohet me një vit burgim

Azia

Kinezja fshehu simptomet e coronavirusit, dënohet me një vit burgim

Më: 27 janar 2021 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Një grua nga Kina u dënua me një vit burg për fshehjen e simptomave të coronavirusit përpara se të hipte në aeroplan në një fluturim ndërkombëtar.

Sipas cbsboston, gruaja 37-vjeçare po merrte ilaçe për të ulur temperaturën në mënyrë që të maskonte simptomat e coronavirusit, para se të hipte në një fluturim nga Shtetet e Bashkuara për në Kinë.

Ajo i zbuloi simptomat vetëm kur zbarkoi në Pekin, kur bëri një provë që tregoi se ishte pozitive për COVID-19, dhe për shkak të saj, 63 njerëz ishin në karantinë.

Në tetor të vitit të kaluar, Gjykata Popullore në Pekin vlerësoi sjelljen e saj si një shkelje të rregullave kineze anti-pandemike dhe vlerësoi se ajo përbënte një rrezik serioz të përhapjes së virusit.

Gruaja u dënua me një vit burg dhe një vit dënim me kusht për veprën penale të pengimit të parandalimit të sëmundjeve infektive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat