Bizneset dhe analistët parashikojnë që grushti i shtetit në Mianmar ka të ngjarë të dëmtojë jashtëzakonisht shumë ekonominë e vendit.
Kompanitë e njohura të cilat operojnë në vend thonë se grushti i shtetit tashmë ka vënë në rrezik investime të huaja me vlerë pmiliardëshe.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë tashmë se po konsiderojnë vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Mianmar, i cili është një nga vendet më të varfra të rajonit.
Sidoqoftë, ndikimi i sanksioneve të SHBA mund të jetë i kufizuar sepse shumica e investimeve të vendit vijnë nga Azia.
Sipas Bankës Botërore, Singapori ishte investitori më i madh i huaj në Mianmar vitin e kaluar, duke zënë 34% të investimit të përgjithshëm të aprovuar. Hong Kong ishte investitori i dytë më i madh me 26% të investimeve.
Angazhimet e Investimeve të Huaja Direkte në Mianmar ishin me vlerë 5.5 miliardë euro në vitin fiskal 2020, i cili përfundoi në Shtator.
Pasuritë e paluajtshme dhe prodhimi secila përbënin rreth 20% të ekonomisë në vend.
Këto shifra tashmë pritej të ishin dukshëm më të ulëta këtë vit për shkak të pandemisë Covid-19.