Një video rrëqethëse e filmuar nga kamerat e sigurisë në Indi, shfaqin një burrë i cili sulmon me sëpatë një grua e cila ishte ankuar në polici për shkak të kërkesave të tij.
Videoja e publikuar më poshtë shfaq burrin që mbërrin me motoçikletë para shtëpisë së gruas në rajonin Meerper, ku në ato momente viktima e sulmit ia dorëzon fëmijën një gruaje tjetër.
Sulmuesi i identifikuar si Rahul Goud, 26-vjeç, shihet duke vrapuar në drejtim të viktimës e cila tenton të fshihet në shtëpi së bashku me fëmijën.
Pavarësisht tentimeve të saj për të shpëtuar, ai arrin ta godet disa herë – e si pasojë e kësaj ajo është dërguar në spital me lëndime të rënda trupore në kraharor dhe pjesë tjera.
E sulmuesi që është larguar nga vendi i ngjarjes, besohet se prej kohësh e kishte ngacmuar gruan duke tentuar që me forcë ta bind të fillojnë lidhjen – pavarësisht që ajo ishte e martuar me tjetrin.