Grusht shteti në Mianmar: Policia shpërndan protestuesit me topa uji

Azia

Grusht shteti në Mianmar: Policia shpërndan protestuesit me topa uji

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 09:11
Mianmar

Policia në Mianmar ka hedhur topa uji për të shpërndarë protestuesit që kanë dalë në rrugë, pavarësisht ndalimit të tubimeve të mëdha publike.

Ushtria ka ndaluar tubimet e më shumë se pesë personave në qytetet e Yangon dhe Mandalay duke vendosur orë policore.

Rregullat e reja kanë hyrë në fuqi pas tri ditësh me protesta masive pas rrëzimit të qeverisë të zgjedhur të Aung San Suu Kyi në një grusht shtet.

Televizioni publik, gjatë të hënës, ka raportuar se duhet “të merren aksione” ndaj atyre që e shkelin ligjin.

Lideri ushtarak, Min Aung Hlaing, ka paralajmëruar se askush nuk është mbi ligjin, edhepse ai nuk e ka bërë një kërcënim të drejtpërdrejtë për protestuesit.

Por, pavarësisht këtij paralajmërimi protestuesit, që bënin thirrje për rivendosjen e demokracisë, janë rikthyer në rrugë gjatë të martës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat