Një tërmet i fortë që goditi brigjet e Japonisë, duke lënduar më shumë se 100 persona, ishte një pas-tronditje e tërmetit shkatërrues të vitit 2011 që shkaktoi shkrirjen bërthamore të Fukushimas, deklaroi agjencia meteorologjike e vendit.
Sipas The Guardian, tërmeti i së shtunës kishte një magnitudë prej 7.3 Rihter dhe ndodhi në brigjet e prefekturës Fukushima në një thellësi prej 60 kilometrave.
Tërmeti shkaktoi ndërprerje të përhapura të energjisë, por duket se nuk kishte dëme më të mëdha dhe nuk u paralajmërua për ndonjë cunami.
Dukuria ndodhi vetëm disa javë para 10-vjetorit të katastrofës së trefishtë të Japonisë, më 11 mars të vitit 2011, kur tërmeti më i fortë i regjistruar në historinë e Japonisë shkaktoi një cunami që hodhi mbeturina në qytete dhe fshatra të tëra, dhe shkaktoi një shkrirje të trefishtë në termocentralin bërthamor, Fukushima Daiichi.
Bëhet e ditur se më shumë se 18 mijë persona kishin vdekur asokohe si pasojë e cunamit.