Gruaja e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është shfaqur në publik për herë të parë në më shumë se një vit, sipas mediave shtetërore.
Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Ri Sol-ju iu bashkua burrit të saj në një koncert të martën për të shënuar ditëlindjen e babait të ndjerë të Kim dhe ish-udhëheqësit, Kim Jong-il.
Zonja Ri shpesh e ka shoqëruar z. Kim në ngjarje të mëdha në të kaluarën, por nuk ishte parë që nga janari i vitit të kaluar.
Mungesa e saj ngjalli spekulime mbi shëndetin e saj ose një shtatzëni të mundshme.
Shërbimi Informativ Kombëtar i Koresë së Jugut thuhet se u kishte thënë kongresmenëve dje se zonja Ri po shmangte shfaqjen në publik për shkak të shqetësimeve mbi Covid-19 dhe mund të ketë qenë duke kaluar kohë me fëmijët e saj.
Koreja e Veriut nuk ka raportuar zyrtarisht ndonjë rast Covid-19 – megjithëse ekspertët thonë se kjo nuk ka gjasa të ketë ndodhur.
Sipas Rodong Sinmun, çifti hyri së bashku të martën në Teatrin e Artit Mansudae ku edhe morën “brohoritje”.
Fotografitë treguan çiftin duke qeshur – si dhe një mungesë të dukshme të maskave ose masave të distancës sociale.