Shtohen vetëvrasjet, Japonia cakton ministër të Vetmisë

Azia

Shtohen vetëvrasjet, Japonia cakton ministër të Vetmisë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Në përpjekje për ta luftuar shtimin e vetëvrasjeve për herë të parë pas 11 vjetëve, kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga, e caktoi Tetsushi Sakamoton si ministrin e parë të Vetmisë.

Përpos këtij problemi, ministri i ri do të jetë përgjegjës edhe për luftimin e rënies së shtimit natyror dhe fuqizimin e ekonomive rajonale, shkruan Business Today.

Sakamoto tha në konferencën e parë si ministër se kryeministri Suga e ka zgjedhur atë për t’i adresuar çështjet me rëndësi kombëtare, përfshirë problemin e rritjes së shkallës së vetëvrasjes së grave gjatë pandemisë.

“Suga më udhëzoi që ta ekzaminoj problemin dhe të çoj përpara një strategji gjithëpërfshirëse duke u koordinuar me ministrinë përkatëse. Shpresoj të kryej veprime për parandalimin e vetmisë shoqësore dhe izolimit dhe për t’i mbrojtur lidhjet mes njerëzve”, tha Sakamoto.

Sipas tij, Japonia regjistroi rreth 880 vetëvrasje të grave vetëm në tetorin e vitit të kaluar, që përbën rritje prej 70 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019.

Ekspertja e vetëvrasjeve, Michiko Ueda, sqaron pse kaq shumë gra po e vrasin veten. “Shumë gra nuk janë të martuara. Ato duhet ta mbajnë jetën e tyre dhe nuk kanë vende pune të përhershme. Prandaj, kur diçka ndodh, natyrisht se goditen shumë shumë rëndë”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat