Myanmar i ka kërkuar Indisë fqinje që të kthejë disa oficerë policie të cilët kaluan kufirin duke kërkuar strehim pasi refuzuan të zbatonin urdhrat, raposton BBC.
Zyrtarët indianë thanë se oficerët dhe familjet e tyre kishin kaluar kufirin në ditët e fundit.
Në një letër, autoritetet e Mianmarit kërkuan kthimin e tyre "në mënyrë që të mbanin marrëdhëniet miqësore".
Myanmar është kapur nga protesta dhe greva masive pas një grushti shteti ushtarak muajin e kaluar.
Forcat e sigurisë kanë marrë një qëndrim të ashpër kundër demonstratave dhe të paktën 55 vdekje janë raportuar.
Të shtunën protestuesit vazhduan të sfidojnë ushtrinë, duke u mbledhur në të gjithë vendin. Në qytetin më të madh, Yangon, policia përdori gaz lotësjellës, plumba gome dhe granata marramendëse për të shpërndarë turmat, thanë raportet.