Pas vonesave, Izraeli ka filluar sot vaksinimin e palestinezëve që punojnë brenda vendit dhe jetojnë në vendbanime në Bregun Perëndimor, më shumë se dy muaj pasi nisi imunizimin e popullsisë së vet.
Punëtorët palestinezë që kaluan në Izrael pas disa pikave të kontrollit të Bregut Perëndimor morën dozat e tyre të para të vaksinës Moderna. Arseyeja e vonesës, sipas izraelitëve, ishte problemet me makinën e vaksinimit, raporton Independent.
Rreth 100 mijë punëtorë palestinezë nga Bregu Perëndimor punojnë në Izrael dhe vendbanimet e tij, të cilat ndërkombëtarisht shihen si të paligjshme dhe pengesë për paqen.
Gjenerali Kamil Abu Rukun ka thënë në një deklaratë se izraelitët dhe palestinezët “jetojnë në të njëjtën hapësirë epidemiologjike” dhe se ishte një interes i përbashkët për të vaksinuar palestinezët.
Izraeli është një nga shtetet me nivelin më të lartë të vaksinimit të popullsisë, por ka pranuar kritika të shumta për vonesën e vaksinimit me palestinezët.