Kryeministri tajlandez Prayuth Chan-ocha i la gazetarët të habitur kur ndërpreu konferencën e tij për t’i spërkatur ata me dezinfektues, një përpjekje për t’iu shmangur pyetjeve të vështira.
Prayuth u frustrua kur u pyet për një listë të kandidatëve potencialë në vendet e lira në kabinet, pas burgosjes së tre nga ministrat e tij javën e kaluar për kryengritjen që kishin bërë gjatë protestave shtatë vjet më parë, shkruajnë mediat e huaja.
Ai pyeti gazetarët nëse kishin diçka për të pyetur dhe më pas la mikrofonin, mori një shishe të vogël dezinfektuesi dhe spërkati gazetarët të cilët ishin ulur përballë tij.
Prayuth njihet si lider që zakonisht përplaset me gazetarët, e ndonjëherë bën edhe vërejtje komike ndaj tyre.