Ministri i Shëndetësisë në Jordani ka dhënë dorëheqjen pasi 6 pacientë të infektuar me Covid-19 humbën jetën në spital si pasojë e mungesës së oksigjenit.
Kryeministri i vendit Bisher al-Khasawneh i kërkoi ministrit të Shëndetësisë Nathir Obeidat që të tërhiqej pas kësaj ngjarje.
Dhjetra të afërm të pacientëve që humbën jetën u mblodhën të revoltuar përpara spitalit. Për të shmangur incidentet, forcat policore shkuan në vendngjarje.
Nuk është e qartë përse oksigjeni u ndërpre, por për këtë ngjarje ka nisur një hetim.
Ministri i Shëndetësisë tha se ndjente përgjegjësi morale për atë që ndodhi.