38 të vdekur në protestat e Birmanisë, digjen disa fabrika

Azia

38 të vdekur në protestat e Birmanisë, digjen disa fabrika

Më: 15 mars 2021 Në ora: 08:47
Birmani

Në protestat e Birmanisë deri më tani janë vrarë 38 persona, në grusht-shtetin e organizuar nga forcat ushtarake të cilat morën pushtetin dhe shpallën ligjin ushtarak në gjashtë zona. Raportohet se janë djegur edhe disa fabrika të financuara nga Kina, shkruan BBC.

Numri i viktimave u rrit në periferinë industriale të qytetit Yangon.

Ushtria dhe policia hapën zjarr ndaj protestuesve të paarmatosur.

Në anën tjetër bëhet e ditur se një oficer policie është vrarë pas një konfrontimi me protestuesit, duke u bërë kështu polici i dytë i vrarë në këto trazira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat