Kina miraton edhe një vaksinë kundër koronavirusit, e cila është zhvillua nga Instituti i Mikrobiologjisë së Akademisë Kineze të Shkencave (IMCAS).
Vaskinës i është dhënë drita jeshile për përdorim emergjent në Kinë, tha institucioni të hënën, duke i dhënë vendit një vaksinë të pestë të pranueshme.
Vaksina ZF2001, e cila është në fazat e vona të një prove klinike që synon rekrutimin e 29,000 pjesëmarrësve në të gjithë Kinën, Uzbekistanin, Indonezinë, Pakistanin dhe Ekuadorin, u miratua për përdorim në Uzbekistan në fillim të këtij muaji, sipas Reuters.
Ligji kinez i administrimit të vaksinave lejon përdorimin urgjent të vaksinave “në një farë mase dhe brenda një afati kohor” në mes të një krize të madhe shëndetësore.