Luftanija shkatërruese, Destroyeri kinez “Tip 055” me raketa të komanduara lundroi për herë të parë pranë kufijve të Japonisë. Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se 3 anije te flotes ushtarake kineze, duke përfshirë shkatërruesin e klasës Renhai, “Tip 055”, i është afruar Japonisë duke kaluar përmes ngushticës Tsushima në perëndim.
Më tej thuhet se flota, e cila gjithashtu përfshinte një fregatë, lëvizi më pas drejt Detit të Japonisë, duke kaluar përmes ngushticës midis rajonit japonez Kyushu dhe gadishullit korean.
Deklarata vuri në dukje se luftanija e njohur si "shkatërruesi më i madh i marinës kineze", u detektua për herë të parë në afërsi të Japonisë.

Sipas transmetuesit publik NHK, flota u drejtua në veri, duke mos hyrë në ujërat territorialë japonezë, dhe nuk përbënte asnjë kërcënim për elementët detarë japonezë.
Shkatërruesi me raketa të komanduara klasa Renhai, i quajtur “Tip 055” dhe i pajisur me radar të përparuar, besohet të jetë shkatërruesi më i madh i marinës kineze.
Agjencia Kyodo deklaroi se shkatërruesi, i cili u vu në shërbim për herë të parë në janar 2020, mund të lëshojë raketa me qitje vertikale, raketa lundruese me rreze të gjatë dhe raketa anti-anije.
Reagimi i Kines erdhi pasi Japonia dhe Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësimin lidhur me një ligj të diskutueshëm kinez kur të dy vendet mbajtën bisedime ministrore të sigurisë të martën në Tokio.
Ligji kinez që hyri në fuqi kohët e fundit mundëson që anijet e saj të rojes bregdetare të hapin zjarr mbi anijet rreth ishujve Senkaku të pretenduar nga Pekini të kontrolluar nga Japonezët në Detin e Kinës Lindore.
Ministria e Mbrojtjes po analizon synimet e Kinës në dërgimin e anijeve detare pranë Japonisë në këtë kohë.