Të paktën pesë civilë janë vrarë në një sulm qeveritar në një spital në veriperëndim të Sirisë, kanë thënë ekipet e shpëtimit dhe aktivistët, raporton AnadoluAgency.
Predhat e artilerisë të lëshuara nga zonat qeveritare ranë në hyrjen e spitalit nëntokësor në qytetin e kontrolluar nga rebelët Atarib në Alepon perëndimore, sipas Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Vullnetarët sirianë të mbrojtjes civile, të njohur si helmetat e bardha, kanë thënë se shpërthimi pasues vrau të paktën pesë njerëz, përfshirë një grua dhe një fëmijë dhe plagosi personelin mjekësor.
Grupet rebele shpesh ndërtojnë objektet e tyre mjekësore nën tokë për të shmangur shënjestrimin në zonën e prirë për konflikt.