India identifikon variant të ri të koronavirusit

Azia

India identifikon variant të ri të koronavirusit

Më: 24 mars 2021 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Indisë njoftoi të mërkurën se në këtë shtet është identifikuar një variant i ri i koronavirusit.

“Ndonëse variantet shqetësuese dhe një variant i ri me mutacion të dyfishtë janë gjetur në Indi.

Këto variante nuk janë gjetur në numra të mjaftueshëm për të vendosur lidhje të drejtpërdrejtë ose për ta shpjeguar rritjen e shpejt të rasteve në disa rajone”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie, shkruan Reuters.

India është në mesin e shteteve me më së shumti të prekur nga koronavirusi në tërë botën, bashkë me Shtetet e Bashkuara, Brazilin, Francën dhe Britaninë e Madhe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat