Të paktën 10 njerëz, mbetën të vdekur në një spital Covid-19 në Mumbai, pasi u përfshi nga zjarri.
CNN, bën me dije se zjarri ka rënë në mesnatë, ndërkohë që sipas zyrtarëve, brenda spitalit, po trajtoheshin 76 pacientë, të cilët ishin të infektuar me Covid-19.
Kryetari i Bashkisë së Mumbait, Kishori Pednekar tha se pacientët që kishin shpëtuar evakuuan në një spital tjetër, ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i zjarrit. Në vendngjarje ka arritur policia e cila po merret me hetimin e ngjarjes.
Mumbai raportoi 5,504 raste të reja Covid-19 të enjten, duke e çuar gjithsej 380,115 totalin në qytet.