Një ngjarje horror është shënuar në Pakistan. Mediat bëjnë me dije se një fëmijë vetëm 4 vjeç është përdhunuar, më pas mbytur me duar dhe e lënë e vdekur në një kalan në provicën Khyber Pakhtunkhwa.
Policia vendase bëri të ditur se për vajzën nuk kishte asnjë informacion që prej të mërkurës, ndërsa kishin qenë disa kalimtarë që kishin arritur ta gjenin trupin e të voglës.
Vajza është abuzuar dhe më pas është mbytur” kanë konfirmuar mjekët të cilët kanë shtuar se e vogla madje është torturuar në mënyrë brutale.
Në trupin e saj të brishtë janë gjetur shenja dhume. Për momentin policia po heton 400 persona përfshi dhe prindërit e saj. Fenomeni I abuzimit me fëmijët është mjaft problematik në Pakistan, vetëm në këtë provincë vitin e kaluar janë shënuar 180 raste abuzimi me të mitur përfshirë dhe vrasjen e tyre.