Imazhet satelitore tregojnë pasojat e shkaktuara nga bllokimi i anijes gjigante transportuese në Kanalin e Suezit.
Agjencia Evropiane Hapësinore ka ndarë imazhet satelitore, ku shihen qindra anije që kanë mbetur në Gjirin e Suezit, duke pritur të kalojnë përmes ujërave të Egjiptit.
Kolona e gjatë e anijeve për transportimin e mallrave është krijuar pas bllokimit të Kanalit të Suezit nga anija Ever Given, që është 400 metra e gjatë dhe 60 e gjerë.
Megjithatë derisa ditët po kalojnë kjo kolonë po vjen duke u bërë edhe më e gjatë, e nëse një gjë e tillë vazhdon edhe shumë gjatë bota rrezikohet nga një katastrofë ekonomike.
Copernicus Sentinel 1 ka arritur të shkrep imazhet nga hapësira që tregojnë qartë pasojat e bllokimit të kanalit. Sipas ekspertëve të ekonomisë, një ditë bllokim të kanalit – kushton hiq më pak se rreth 10 miliardë dollarë.

