Kina, vetëm 8 raste me Covid-19

Azia

Kina, vetëm 8 raste me Covid-19

Më: 28 mars 2021 Në ora: 09:13
Kinë

Kina raportoi tetë raste të reja me Covid në 27 mars krahasuar me 12 infeksione të reja një ditë më parë, tha Autoriteti Kombëtar Shëndetësor i vendit të dielën.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha në një deklaratë se të gjitha rastet e reja ishin infeksione të importuara me origjinë nga jashtë.

Numri i rasteve të reja asimptomatike, të cilat Kina nuk i klasifikon si raste të konfirmuara, ra në 19 nga 27 raste një ditë më parë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me Covid në territorin e Kinës tani qëndron në 90,167 ndërsa numri i të vdekurve mbetet i pandryshuar, 4,636. Vdekja e fundit e raportuar ishte më 25 janar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat