Një shpërthim jashtë një kishe katolike në qytetin indonezian të Makassarit ka plagosur të paktën 14 adhurues të këtij religjioni.
Policia i ka thënë mediave lokale se një sulmues vetëvrasës shpërtheu pajisjen ndërsa njerëzit po largoheshin nga lutjet në ditën e parë të Pashkëve.
Zyrtarët kanë thënë për AP-në se janë gjetur pjesë të trupit në vendin e ngjarjes dhe se ishte e paqartë nëse ato ishin vetëm të sulmuesit vetëvrasës.
Nuk dihet ende se kush ishte prapa sulmit dhe asnjë grup nuk e ka marrë autorësinë.
Sulmuesi arriti me motor dhe u përpoq të hynte në kishë, por rojet nuk e lejuan një gjë të tillë. Prifti i kishës ka thënë se disa nga viktimat pësuan lëndime serioze.