Kina regjistron 8 raste të reja me COVID-19

Azia

Kina regjistron 8 raste të reja me COVID-19

Më: 30 mars 2021 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me koronavirus.

Kina raportoi tetë raste të reja COVID-19 në 29 Mars, nga 15 raste një ditë më parë, tha autoriteti kombëtar shëndetësor të martën, raporton Reuters.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha në një deklaratë se të gjitha rastet e reja ishin infeksione të importuara me origjinë nga jashtë.

Numri i rasteve të reja asimptomatike, të cilat Kina nuk i klasifikon si raste të konfirmuara, ra në gjashtë nga 18 një ditë më parë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara COVID-19 në Kinë kontinent tani qëndron në 90,190, ndërsa numri i të vdekurve mbeti i pandryshuar në 4,636. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat