Kompania Sinovac Biotech deklaroi se vaksina e saj anti-covid është miratuar për përdorim të gjerë publik nga rregullatori i produkteve mjekësore të Kinës.
Sipas Reuters, Sinovac bëhet vaksina e dytë e miratuar për përdorim publik masiv në Kinë, pas vaksinës Sinopharm.
Të dyja këto vaksina përdoren në programin e vaksinimit në Kinë, që ka administruar mbi 31 milionë doza, kryesisht duke synuar grupe e riskut të popullatës.
Një provë e fazës I dhe II në Kinë tregoi se vaksina mund të gjenerojë përgjigje imune në të vaksinuarit e moshuar dhe po testohet edhe te personat e moshës 3 deri në 17 vjeç.
Po ashtu kompania Sinovac Biotech deklaroi se shkalla e suksesit të vaksinës në Turqi ishte 91,25%, sipas studiuesve vendase.
Sipas Sinovac, edhe vaksinimi në Brazil gjithashtu zbuloi se vaksina ishte 83,7% efikase ndaj rasteve që kërkonin trajtim mjekësor dhe 100% efikase në rastet e rënda me covid-19.
Sinovac po përdoret prej disa ditësh edhe në vendin tonë në procesin e vaksinimit masiv të popullatës.