Një grup politik i paligjshëm islamist pakistanez liroi 11 policë pothuajse një ditë pasi i mori peng në qytetin lindor të Lahore mes përplasjeve të dhunshme me forcat e sigurisë, ka thënë të hënën ministri i Brendshëm i vendit, transmeton AP.
Përkrahësit e partisë radikale islamike Tehreek-e-Labaik sulmuan një stacion policie afër pikës së tyre të tubimit dhe të dielën morën peng policët. Grupi po proteston për arrestimin e udhëheqësit të tyre, Saad Rizvi, dhe po bën presion mbi qeverinë e lryeministrit Imran Khan për të dëbuar menjëherë të dërguarin e Francës për shkak të botimit të karikaturave të diskutueshme.
Fillimisht, policia ka thënë se islamikët protestues mbajtën peng pesë policë.
Por në një video-mesazh, ministri i Brendshëm, Sheik Rashid Ahmad, ka thënë se mbështetësit e Rizvit në fakt kishin marrë 11 policë peng. Ata u liruan pas një rundi të parë të suksesshëm të bisedimeve me qeverinë, e cila lëshoi një foto që tregoi se oficerët ishin torturuar.
Tensionet në Pakistan janë rritur për shkak që udhëheqësit e Francës janë përpjekur të mbrojnë botimin e karikaturave të profetit Muhamed nga një gazetë satirike.